Trump udhëheq nënshkrimin e “Bordit të Paqes” në Davos, pritet të firmoset sot

22 Janar 2026 | 08:37

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos pritet këtë të enjte të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të “Bordit të Paqes” të presidentit amerikan, Donald Trump për Gazën. Pak ditë më parë në rrjete sociale ka qarkulluar edhe një njoftim i Trump drejtuar udhëheqësve që ka ftuar të bëhen pjesë “Bordit të Paqes”, ku zbulohet se nënshkrimi do të kryhet më 22 janar.

Gazetari izraelit, Barak Ravid ka shpërndarë njoftimin që supozohet se është lëshuar nga Shtëpia e Bardhë për krerët e vendeve të ftuara, ku zbulohet data e ceremonisë së nënshkrimit dhe ora.

Përbërja e bordit është ende e paplotë, me disa udhëheqës botërorë që konfirmojnë se do të bashkohen, ndërsa të tjerë kanë shprehur skepticizëm ose kanë treguar se do të kenë nevojë për kohë për të peshuar vendimin.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u ka dërguar 50 shtetesh ftesa për tu bashkuar në  formimin e një “Bordi Paqeje” si pjesë e Fazës së Dytë të planit të me 20 pika për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza. Por Trump nuk ka marrë vetëm përgjigje pozitive pasi disa shtete e kanë refuzuar.

Italia, Norvegjia, Franca, Holanda dhe Greqia kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me planin e Trump dhe e kanë refuzuar sipas mediave ndërkombëtare.

Ndërkohë edhe shtete të tjera kanë shprehur mëdyshje ose po mendojnë të refuzojnë ftesën por ende nuk e kanë kthyer përgjigjen zyrtarisht. Ndër këto shtete janë Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Rusia, Ukraina dhe Kina.

Vendet që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë; Argentina, Armenia, Azerbaijani, Bahrain, Belarus, Egypt, Hungaria, Indonezia, Jordania, Kazakistani, Kosova, Maroku, Pakistan Katari, Arabia Saudite, Turiqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistani dhe Vietnami.

Trump ka ftuar edhe Shqipërinë dhe Kosovën. Kuvendi i Shqipërisë do të votojë këtë të e enjte lidhur me aderimin e Shqipërisë në “Bordi e Paqes”. Ftesa e Trump për Kosovën i është drejtuar presidentes, Vjosa Osmani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve...
22:28 | 29/06/2026

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026