Trump zgjat afatin e shitjes, TikTok shpëton përkohësisht nga ndalimi në SHBA

5 Prill 2025 | 13:58

Donald Trump shtyn bllokimin e TikTok në SHBA, duke i dhënë kohë kompanisë për të shitur aksionet në tregun amerikan.

Ai njoftoi se do të nënshkruante një urdhër ekzekutiv për të shtyrë mbylljen e platformës TikTok në SHBA për 75 ditë të tjera. Ky vendim i jep më shumë kohë administratës amerikane për të gjetur një pronar të ri amerikan.

Urdhri u shpall ndërkohë që zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë besonin se ishin pranë një marrëveshjeje që do t’i jepte një pjesë të aksioneve të TikTok bizneseve amerikane. Pronarët aktualë të TikTok do të mbanin një pjesë të vogël të aksioneve.

Megjithatë, duket se marrëveshja u hodh në erë në minutat e fundit. Përfaqësues të TikTok kontaktuan Shtëpinë e Bardhë gjatë ditës së enjte për të informuar se Kina nuk do ta miratonte më marrëveshjen, pasi Trump kishte urdhëruar vendosjen e tarifave kundër qeverisë kineze.

Kongresi amerikan kishte kërkuar që platforma të shkëputej nga Kina deri më 19 janar ose të ndalohej në SHBA për arsye sigurie kombëtare. Megjithatë, Trump veproi në mënyrë të njëanshme dhe zgjati afatin deri më 5 prill, duke u përpjekur të negociojë një marrëveshje për të mbajtur TikTok në funksion.

Së fundmi, Trump kishte shqyrtuar disa oferta nga biznese amerikane që kërkonin të blinin pjesë nga kjo platformë e njohur e rrjeteve sociale.

Një zëdhënës i TikTok konfirmoi në një deklaratë se kompania ka qenë duke diskutuar një “zgjidhje të mundshme” me qeverinë amerikane, por theksoi se “ende nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026