Trupa ushtarake në kufirin Kosovë-Serbi/ Eksperti: Po paralajmërohet skenar lufte

9 Janar 2024 | 11:01

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në një intervistë për Euronews Albania se dërgimi i trupave ushtarake të NATO-s dhe të Serbisë në kufirin e Kosovës tregojnë se Ballkani do të ketë zhvillime të reja në aspektin e sigurisë.

Ai tha se lëvizje të tilla janë paralajmërime të situatës së luftës, ndërsa shtoi se i njëjti skenar është parë më herët në Ukrainë.

“Në fakt janë veprime teknike ushtarake të cilat kanë të bëjnë me krijimin e opinioneve të shteteve ku eventualisht mund të ketë ndonjë konflikt. Këto janë paralajmërime të situatës së luftës. Jemi mësuar që në raste të ngjashme ti shikojmë para luftës, e njëjta gjë ndodhi para luftës në Ukrainë. Të njëjtat skenarë po i shikojmë në kufirin me Kosovën.

Ju keni parë që ka pasur veprime të dhunshme edhe në Malin e Zi. Serbia pas vendimit për shërbim të detyruar ushtarak,  ministri i saj i mbrojtjes bëri  një vizitë afër kufirit të Kosovës, çfarë do të thotë se po përgatiten për një situatë të re të sigurisë.

Serbia organizoi zgjedhje të parakohshme, ripozicionoi edhe një herë pozitën e saj politike. Vuçiç u tregua se do të ketë një qeveri stabile në Serbi dhe e njëjta tashmë po përgatitet për të dërguar, apo për të realizuar zotimet që ka për destabilizimin e Ballkanit”,-tha eksperti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026