“Trupat tërhiqen kur vritet kreu”- Ngjela: Serbët patën 50 të vrarë në Kosovë
Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se në sulmin e së dielës ndaj Kosovës, serbët patën rreth 50 të vrarë.
Sipas tij ka shumë mundësi që të jenë plagosur dhe krerë, kjo për shkak të formës se si u larguan në fund terroristët serbë.
“Psikologjia e luftës është kjo, po u vra komandanti shkatërrohet ushtria. Pra çfarë ka ndodhur atje? Ose janë vrarë 1 ose 2 krerë, ose pastaj janë befasuar nga forca e shqiptarëve sepse kanë dhënë një përgjigje ekselente këta tanët
Duhet të jenë vrarë më shumë. Sipas të dhënave të mia është një numër më i madh, prandaj kanë ikur dhe janë vrarë krerët. Ende nuk po i japin emrat, jo është plagosur njëri, jo është plagosur tjetri, por sipas të dhënave të mia dhe sipas asaj që arrij të konceptoj, do jenë vrarë krerë sepse kur vriten krerët ikin ashtu. Do ta shikojmë hap pas hapi,” – u shpreh Ngjela.
Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një grup të armatosur në Banjskë të Zveçanit në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe.
Sulmuesit e armatosur, rreth 30 persona, ishin vendosur në manastirin e Banjskës, nga ku shkëmbyen të shtëna me organet e rendit.
Autoritetet konfiskuan edhe një sasi të madhe armatimi. Autoritetet e Kosovës bënë përgjegjës Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi fajësoi zyrtar serbët e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge