Trupat turke mbërrijnë në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se Forca Operative Rezervë Turke ka mbërritur në Kosovë për të filluar një vendosje të përkohshëm.
Sipas njoftimit të KFOR-it, njësia turke ka marrë përgjegjësitë nga Batalioni Multinacional i Forcës Operative Rezervë, në kuadër të planit të rotacionit të mbikëqyrur nga Komanda e Forcës së Bashkuar të NATO-s në Napoli, Itali.
Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë muajve në vijim ky batalion do të realizojë aktivitete përkrah njësive të tjera të KFOR-it, i gatshëm për të reaguar ndaj çdo zhvillimi në situatën e sigurisë.
“Batalioni turk i ORF-së do të kryejë një sërë aktivitetesh së bashku me njësitë e tjera të KFOR-it, të gatshme për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi në situatën e sigurisë. Përforcime të tilla rrisin fleksibilitetin operacional dhe gatishmërinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur zhvillimeve të mëtejshme në fushën e sigurisë”, tha KFOR-i.
“Këto forcime përmirësojnë fleksibilitetin operacional të KFOR-it dhe gatishmërinë për t’u përgjigjur ndaj zhvillimeve të sigurisë që ndryshojnë”, thuhet në njoftimin e NATO-s.
KFOR-i, i cili filloi operacionet në Kosovë më 12 qershor 1999, sipas një mandati të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të siguruar sigurinë dhe stabilitetin, aktualisht përfshin më shumë se 4,500 personel nga 33 vende anëtare dhe jo-anëtare të NATO-s.
Turqia është planifikuar të marrë komandën e KFOR-it për një mandat njëvjeçar, duke filluar nga 3 tetori.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia