Tryeza e opozitës, Flutura Açka: Disa prej tyre janë pjesë e problemit
Ish-deputetja e PD-së, Flutura Açka, komentoi për Euronews situatën në kampin opozitar, si dhe takimin e së premtes të kreut të PD-së me aleatët, shoqërinë civile dhe personazhe të ndryshme të jetës publike.
Sipas Açkës, takimi i djeshëm ishte një iniciativë e mirë, por ajo theksoi se disa nga pjesëmarrësit në atë tavolinë janë vetë problemi. Ajo shtoi se një pjesë e përfaqësuesve opozitarë nuk ofrojnë zgjidhje, por përbëjnë burimin e krizës.
Açka u shpreh kritike ndaj strukturave aktuale të partisë dhe theksoi nevojën për një “transfuzion” brenda saj, në mënyrë që të ndryshohet situata politike në vend.
Ish-deputetja sugjeron që përparësi duhet të jetë reformimi i brendshëm i PD-së dhe krijimi i hapësirës për zëra kritikë që mund të kontribuojnë në forcimin e partisë.
“Në përgjithësi opozitarizmi shqiptar, veçanërisht këta të PD-së, vazhdoj të mbetem kritike, skeptike sepse jemi në të njëjtën ligatinë politike, po kjo gjendje që na ka lënë në 11 Maj. Është shumë e vështirë nëse nuk bëjmë një transfuzion, një lëvizje, nuk mund ta ndryshojmë situatën. Iniciativa e djeshme ishte një iniciativë e mirë, por problemi është se një pjesë e tyre është se i bënin osanë Sali Berishës, ishte më shumë një qok për t’u ridimensionuar dhe për t’u thënë me zë të lartë se ky është i pari dhe do ta drejtojë opozitarizmin, pra këtë kemi vendosur të kemi. Një pjesë e tyre kaluan në ekstrem. Pashë edhe disa zëra që ishin të shoqërisë civile, njerëz me vokacion të djathtë. Për herë të parë dikush, përveç këtyre që dihet dhe janë shpallur armiq të PD-së, armiq publikë që e kritikojnë dhe i duan të mirën PD-së, kishte zëra që ishin shumë të qartë në atë që kërkuan. Thonin që kjo Parti Demokratike kështu siç është nuk frymëzon, në disa raste ishin të dëshpëruar, e dinin që kjo gjë nuk do të ndodhte, por ata kishin ndërmend ta thonin me shpirt. Unë personalisht nuk kam marrë ftesë pasi jam shpallur armik publik pa e ditur pse, se kam kërkuar një opozitë të fortë. Në fakt, një pjesë e asaj tavoline është problemi, ne jemi kundër këtij problemi, i cili në fakt është pjesë e këtij problemi. Kjo e krijon edhe këtë, jo vetëm këtë lloj konflikti mes asaj dëshire që kanë një pjesë e së djathtës dhe pamundësisë për të performuar në mbështetje të së djathtës, atë konflikt që e kam dhe unë personalisht”, u shpreh Açka.
Rusia godet me raketa Ukrainën, ambasadori zbulon gjendjen e shqiptarëve në Kiev
Salianji për Euronews Albania, flet pas skualifikimit nga gara: Berisha vetë kandidat përjashtoi kanditatët, absurde
Temperatura të larta dhe thatësirë, meteorologia tregon si nis muaji maj
- 11:56 Mesazhi i ish-deputetes së PS për kërcënim nga Bajrat, Policia e Shkodrës reagon për Euronews Albania
- 11:48 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina
- 11:42 Goditen me sende të forta 2 persona në Fushë-Arrëz, policia në kërkim të autorëve
- 11:27 Paralajmërimi i Odës Amerikane: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në
- 11:24 Komisioni i Venecias vlerëson pozitivisht projektligjin për financimin e partive politike, rekomandon disa përmirësime
- 11:20 Deputetja Koçeku: Nëse familjes time i preket edhe një qime floku, nuk e lë pa iu shkatërruar