Tryezë konsultative në Durrës për Kodin e ri Penal
Në Durrës u zhvillua paraditen e kësaj të premte një tryezë konsultimi për draftin e ri të Kodit Penal, ku gjyqtarë, përfaqësues të sistemit të drejtësisë dhe ekspertë ligjorë diskutuan mbi ndryshimet e propozuara.
“Është theksuar se takimet nuk janë përfundimtare dhe se kontributi i të gjithë kolegëve është i mirëpritur, jo vetëm në këtë tryezë, por edhe përmes shkrimit, takimeve të përbashkëta, diskutimeve dhe bashkëbisedimeve mbi çështje me rëndësi. Projekti përmban një përmbledhje të doktrinës së re dhe asaj ekzistuese, si dhe të praktikës së re dhe të mëparshme, duke përfshirë gjithashtu legjislacionin dhe aktet ndërkombëtare përkatëse.”- Arben Rakipi, kreu i Shkollës së Magjistraturës
Drafti përfshin një numër të lartë dispozitash të reja, të cilat sipas gjyqtarëve do të shërbejnë për të pasqyruar më mirë realitetin social e juridik të vendit, por që gjithsesi kërkojnë saktësim dhe përmirësim.
“Drafti i ri i Kodit Penal është një punë voluminoze, është shumë e rëndësishme. Ishin shtuar një grup shumë i madh dispozitash, të cilat pasqyrojnë realitetin e vendit tonë dhe në fakt i mungonin kodit aktual. Gjithsesi ka nevojë për përmirësim. Është e rëndësishme të diskutohet jo vetëm me subjektet e drejtpërdrejta të këtij ligji, me profesionistët e së drejtës, por edhe me publikun e gjerë, sepse ndikon në jetën e tyre. Prandaj këto tryeza janë të rëndësishme për të përmirësuar më tej ato tema të cilat kanë nevojë për t’u diskutuar.”-Suela Xhani, gjyqtare
Gjatë diskutimeve, u ngrit nevoja që ligji material të ndahet nga ligji procedural, për të shmangur konfuzionin në zbatimin praktik. Po ashtu, gjyqtarët sollën shembuj konkretë të neneve problematike, duke përmendur dënimet për konsumimin e alkoolit në publik, trajtimin e rasteve të arrestimeve të paligjshme, si dhe pabarazinë mes dënimit të gjyqtarëve të korruptuar dhe atyre punonjësve të sistemit që trafikojnë ndikimin.
Gjatë tryezës u përmendën edhe raste të tjera specifike, si nenet që lidhen me vdekjen e konsumatorit të drogës, përdorimin e armëve që klasifikohen si lodra, apo zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor edhe për mjetet ujore, duke theksuar se manovrat e gabuara mund të kenë pasoja fatale.
Konsultimi në Durrës është pjesë e një procesi më të gjerë që po zhvillohet në të gjithë vendin, përpara se drafti final i Kodit Penal të kalojë për miratim në Kuvend, ndërsa qëllimi i këtyre takimeve është që të përfshihen sa më shumë aktorë të drejtësisë dhe të garantohet që ligji të jetë i qartë, i zbatueshëm dhe në përputhje me realitetin e sotëm.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë