Tullumbacet me drogë, gazetarja e Euronews blen në mes të Tiranës bombolën me azot
Kohët e fundit në Shqipëri është kthyer në trend një lloj droge e cilësuar si tullumbacja me oksid azoti.
Konsumimi i kësaj droge është tepër i lartë në diskotekat e Tiranës, por dhe në lokale të ndryshme nga adoleshëntët dhe të rinjtë.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania u demonstrua live mënyra e sigurimit të një droge të tillë.
Gazetarja Lusi Përgjegji, kontaktoi si e infiltruar me një nga faqet që merren me tregtimin e bombolave me azot në rrjete sociale.
Pasi la një vendtakimin me personin që e tregtonte, ajo mundi ta siguronte drogën kundrejt një shumë prej 5 mijë lekësh të reja.
Bombula me azot shoqërohej me një mekanizëm shtesë dhe disa tullumbace, të cilat mbushen me substancën në fjalë dhe thithen nga adoleshentët.
“Mjafton të gjesh një kontakt në Instagram ose Tik Tok, ku ishin masvive, pasi lë një takim mund të shkosh lehtësisht dhe të marrësh bombulën me azot”, tha Përgjegji.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:59 Meta paditet nga punonjësit, akuzohet se përdori inteligjencën artificiale për t’i pushuar nga puna
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane