‘TUMO’, menaxherja Shqipe Berisha jep detaje rreth mënyrës së regjistrimit dhe çmimeve
Në një intervistë për Euronews Albania, Shqipe Berisha, menaxhere e përgjithshme e ‘TUMO’ foli rreth mundësive që kjo qendër kreativiteti, siç e quan dhe vet ajo, ju jep adoleshentëve të grupmoshës 12-18 vjeç.
“’TUMO’ ofron një praktikë komplet të re edukimi”,- tha Shqipe Berisha teksa tregoi se si studentët në këtë qendër do të kenë mundësi të zgjedhin vetë lëndët e tyre dhe më pas njohuritë e marra t’i vënë në zbatim në laboratorët përkatëse, me ndihmën e ekspertëve të fushës.
Znj. Berisha tregoi se në këtë qendër edukimi do të jepen edhe bursa ndërkohë që një pagesë mujore është 5000 lekë të reja.
Në tirana.tumo.al mund të aplikohet dhe të merren detajet për klasat ku studenti dëshiron të angazhohet.
Pasditen e të martës në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’, u inagurua qendra më e madhe e inovacionit në Tiranë.
Qendra mban emrin ‘TUMO’, siç quhet edhe në Paris, Berlin dhe Yerevan.
Ajo synon të aftësojë të rinjtë me njohuritë e shekullit 21 duke ofruar kurrikula në fushën e inovacionit dhe artit.
Lexoni gjithashtu:
Përurohet qendra e teknologjisë ”TUMO” në stadiumin ”Air Albania”
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër