Turisti spanjoll qëllohet me thikë pranë Memorialit të Holokaustit në Berlin
Një turist 30-vjeçar nga Spanja është plagosur rëndë pas një sulmi me thikë pranë Memorialit të Holokaustit në Berlin. Incidenti ndodhi të premten rreth orës 18:00 me orën lokale njoftoi policia gjermane, e cila ka nisur një hetim mbi ngjarjen.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për një operacion, pasi ka marrë plagë në pjesën e sipërme të trupit. Megjithëse gjendja e tij është e rëndë, sipas mjekëve, plagët nuk janë kërcënuese për jetën.
Policia ka arrestuar një të dyshuar, i cili sipas mediave gjermane është një 19-vjeçar nga Siria. Zyrtarët nuk kanë konfirmuar ende identitetin e tij, por bëhet e ditur se ai do të dalë para gjykatësit të dielën.
Nuk është ende e qartë nëse viktima dhe sulmuesi njiheshin më parë apo cili mund të ketë qenë motivi i sulmit.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë forca të shumta policore dhe automjete emergjence në zonë. Oficerët e armatosur rrethuan vendin e sulmit dhe kryen kontrolle përreth Memorialit.
Sulmi ka ndodhur në anën veriore të memorialit, pranë Ambasadës Amerikane. Memoriali i Holokaustit, i cili shtrihet në një hapësirë prej 19,000 m², është një nga monumentet më të rëndësishme në Gjermani në përkujtim të viktimave hebre të Luftës së Dytë Botërore.
Disa orë pas incidentit në Berlin, policia suedeze arrestoi tre persona pranë Ambasadës Izraelite në Stokholm, nën dyshimin se po planifikonin të kryenin një sulm të dhunshëm.
Zëdhënësja e policisë suedeze, Susanna Rinaldo, deklaroi për agjencinë Reuters se motivi i mundshëm i arrestimeve ende nuk është konfirmuar. Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë sugjerim se incidentet në Berlin dhe Stokholm janë të lidhura me njëra-tjetrën.
Ngjarja e rëndë ndodh vetëm disa ditë para zgjedhjeve federale në Gjermani, një periudhë kur tensionet e sigurisë dhe masat parandaluese janë në rritje.
LEXONI GJITHASHTU:
OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
Witkoff dhe Kushner zbarkojnë në Katar për bisedime rreth luftës me Iranin
- 14:08 Nënshkruhet memorandumi me KAYO-Fincantieri, Rama: 500 vende të reja pune
- 13:58 Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar (VIDEO)
- 13:52 Arrestimi i disa personave, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë
- 13:48 Përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë, protestuesit hedhin mjete piroteknike
- 13:35 Përshkallëzohet tensioni para Parlamentit, policia arreston disa persona, mes të cilëve Dritan Goxhajn (VIDEO)
- 13:34 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus