Turistë nga Britania dhe Franca në vend, rriten çmimet deri në 30%

15 Korrik 2022 | 19:43

Plazhet shqiptare po tërheqin pushues britanikë, spanjollë e francezë këtë vit. Operatorët turistikë janë të kënaqur me fluksin muajit qershor, por fillimi i korrikut duket të jetë më i vakët.

“Muaji qershor ishte një muaj i mirë në përgjithësi dhe gjithmonë në nivel operimi me operatorët ku do të thoja se kapacitetet ishin deri në 70%. Korriku nuk na rezulton i tillë”,  tha kryetari i Shoqatës së Industrisë së Turizmit në Sarandë, Arben Çipa.

Çipa thotë se turistët qëndrojnë një javë në Shqipëri dhe brenda kësaj periudhë lëvizin në qytete të ndryshme në vend.

“Qëndrimi është javor në përgjithësi, kemi raste që mund të qëndrojnë edhe 9 vetë, por që bazohemi te qëndrimi javor”, sipas tij.

Por si janë çmimet këtë vit në zonat e pushimit dhe ku ndahet inflacioni nga abuzimi?

“Në lidhje me çmimet, kemi një rritje 20% automatikisht të kostove tona, duke filluar nga agjencitë e transportit, me rritjen e çmimin e naftës, po ashtu edhe produktet dhe lëndën e aprë që hotelet disponojnë”, theksoi Çipa.

Operatorët janë optimistë për muajin gusht, kur shohin prenotimet në hotele nga turistë të huaj, apo shqiptarë që kthehen përkohësisht në vendlindjen e tyre.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026