Turistët italianë eksplorojnë bukuritë e zonës së Kolonjës mbi dy rrotat e biçikletës

29 Prill 2026 | 19:23

Kolonja po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistët e apasionuar pas çiklizmit.

Së fundmi, një grup turistësh italianë kanë vizituar zonën përmes një turi me biçikleta, duke zgjedhur të eksplorojnë bukuritë e Kolonjës mbi dy rrota.

Ata shprehen se Kolonja ofron gjithçka që kërkon një turist: ushqim të shijshëm, çmime të favorshme, natyrë mbresëlënëse dhe banorë mikpritës.

“Është hera e parë në Shqipëri, dua të them se gjithçka është fantastike. Njerëzit mikpritës kudo. Është hera e parë por jo e fundit.”

“Për mua është hera e tretë që vij. Vij sepse këtu është ndryshe nga Italia. Çmimet janë më të ulëta, ushqimet me të bollshme, njerëzit me mikpritës, natyra me e bukur. Madje ju na respektoni shumë kur ne ecim me biçikleta.”

“Është hera e katërt në Kolonjë, përherë me biçikletën time. Jam kthyer se ndihem mirë këtu.”

Sipas guides shqiptare që i shoqëron, shumë prej turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë rikthehen sërish, të impresionuar jo vetëm nga peizazhet, por edhe nga kultura e respektit që gjejnë në rrugë, ku drejtuesit tregojnë kujdes ndaj çiklistëve në trafik.

“Ky është grup qe një pjesë e tyre ka qenë edhe më parë në Shqipëri. Kanë qenë në veri, tani në jug. Në këtë rast janë italiane dhe po kënaqen shumë. Natyra u duket fantastike, njerëzit mikpritës, njerëzit na durojnë në trafik, jemi grup i madh”, shprehen kështu turistët.

Kolonja po dëshmon se turizmi, veçanërisht ai i gjelbër, përfaqëson një mundësi të re zhvillimi për zonën, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj që zgjedhin ta zbulojnë këtë trevë përmes natyrës, traditës dhe mikpritjes shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026

Përkujtimi i gjenocidit të Srebrenicës, Republika Srpska fushatë për vuajtjet e popullit serb në Nju Jork

Në ditën e përkujtimit të gjenocidit të Srebrenicës, autoritetet e Republikës Srpska nisën një fushatë promovuese në sheshin Times Square në Nju Jork, duke vënë...
20:39 | 11/07/2026