English

Turistët rezervojnë Durrësin, pritshmëri të larta edhe për shtatorin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Durrësi po konkuron bindshëm këtë sezon. I kthyer tashmë në një prej destinacioneve kryesore të turizmit familjar, Durrësi ja ka dalë të tërheqë turistë.

- Advertisement -

“Fatmirësisht nuk kemi asnjë dhomë bosh, flas të paktën për hotelin tonë dhe besoj edhe hotelet e tjera të zonës duhet të jenë plot”, thotë Blerim Norja, operator turistik.

Operatorët janë optimistë edhe për muajt e ardhshëm.

“Shtatori i këtij viti kam përshtypjen që do jetë ‘full booking’, sepse po shikoj rezervimet që tani që kemi nga ‘Booking’ apo kërkesat nga agjencitë dhe ka aq shumë sa gati po i mbyllim të gjitha datat e shtatorit. Normalisht dihet që dhe korriku dhe gushti ka punë dhe është sezoni i lartë, siç e quajmë ne në gjuhën e turizmit”, shprehet Ndriçim Duka.

Edhe këtë vit, turizmin e kanë mbajtur gjallë pushuesit besnikë nga Kosova e Maqedonia.

“Durrësin gjithmonë e ka mbështetur turizmi rajonal, Kosova që nuk na ka tradhëtuar kurrë. Janë të vetmit klientë që e kanë mbajtur gjallë turizmin dhe gjatë kohës së pandemisë, edhe gjatë tërmetit dhe në çdo moment të vështirë që kemi pasur”, sipas Norjes.

Duke e cilësuar Shqipërinë “shteti ynë”, ata thonë se shohin përmirësime.

“Kam ardhur përsëri. Ndryshim i madh, pozitiv, në rregull gjithçka. Më pëlqen ambienti, infrastruktura, kultura, shërbimi patjetër, gjithçka.”

Shqipëria është shteti jonë dhe normal që e kemi gjithë dëshirën të vijmë dhe t’i harxhojmë paratë këtu”, shprehen ata.

Normalisht dhe tregu i huaj nuk mungon.

“Është shumë këndshëm, shumë bukur. Shërbimi është i mirë, hoteli po ashtu, ushqimi është perfekt. Njerëzit janë të mirë, moti perfekt, pra mund të them se këtu gjen gjithçka. Do t’ia rekomandoja miqve të mi dhe pse jo, mund të kthehem sërish verën e ardhshme”, theksoi një prej tyre.

Për operatorët turistikë “çelësi” i suksesit është përmirësimi.

“Në Shqipëri kultura e turizmit po zhvillohet çdo ditë dhe kushtet po përmirësohen. Edhe çmimet besoj që, pavarësisht se ka pasur një rritje të ndjeshme, nuk kanë ndikuar, sepse janë rritur gradualisht në të gjithë botën, jo vetëm në Durrës”, deklaroi Norja.

“Durrësi gjithmonë ka qenë qytet shumë mikpritës për të gjithë turistët. Është munduar që të ofrojë të gjitha kushtet çfarë një turist pret. Kam përshtypjen ngaqë ka qenë kështu gjithmonë dhe prapë ashtu është dhe i mirëpret shumë mirë turistët”, nënvizoi Duka.

Edhe nga porti i Durrësit vijnë shifra pozitive. Fundjavën e parë të korrikut, mbi 9, 000 pasagjerë hynë në Shqipëri përmes portit më të madh në vend.

LEXONI GJITHASHTU

1 COMMENT

  1. durresi eshte super normal gjith bregdeti i nga ulqini deri ne detin jon lum si ne qe kemi nji gjeografi natyrore aq te bukur ato qe ekane sja din kimetin ato qe se kane ja dine une pelqej durresin dielli gjithandej nijsoj echte

    nga booking com nji hotel shume te mire super lire u gezova shume qe e gjeta sepse ishte perfekt VH BELMOND HOTEL&BEACH DHE PLUS IKISHTE CMIMET ME ALLES EKSUZIV OSE SI TI DOJE PER MUA ISHTE PERFEKT
    I UROJ GJITH HOTELEVE TE KENE SA ME SHUME PUNE DHE NE QE TE BEJME RELAKS
    PERSHENDETJE NGA AUSTRIA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×