Turizmi kulturor, Amfiteatri i Durrësit 7 mijë vizitorë më shumë se në vitin 2021

11 Gusht 2022 | 10:11

Turizmi kulturor në Durrës është në momentet e tij më të mira.

Drejtori i Qendrës Muzeore, Alban Ramohitaj pohon se shifrat e vizitave në sitet arkelogjike dhe historike tregojnë një rritje me mbi 50% krahasuar me vitin e kaluar.

7000 vizitorë më shumë se vjet ka pritur vetëm amfiteatri.

“Ky vit është një vit i mbarë, kemi pasur shumë vizitorë. Nga janari deri në korrik jemi në shifrat e 8,160 vizitorëve, krahasuar me një vit më parë që kemi pasur diku tek 1,112 vizitorë po për të njejtën periudhë”, u shpreh ai.

Por çfarë u ofron këtyre vizitorëve monumenti publik unikal në vendin tonë?

“Tërhiqen shumë nga kisha dhe mozaiku që ndodhen brenda në amfiteatër. Kjo e bën atë pak më të ndryshëm nga amfiteatrot e tjerë”, thotë Ina Ajazi, udhërrëfyese.

Se përse zgjedhin ta vizitojnë e thonë sigurisht më mirë vetë turistët.

“Kemi ardhur në Shqipëri të vizitojmë sitet historike dhe të shohim bregdetin Adriaitk. Amfiteatri është me të vërtetë i pabesueshëm. Në Angli ka shumë reklama që flasin për Shqipërinë. Do t’ua sugjeroj miqve të mi”, shprehen ata.

Por ka dhe nga ata që largohen të zhgënjyer pas vizitës në amfiteatër. Arsyen e tregojnë punonjësit e guidave turistike.

“Për t’u treguar realiste është pak dhe ajo pjesa zhgënjyese, që mendojnë se do të gjejnë një amfiteatër shumë të madh, ashtu siç neve e shpjegojmë, dhe më pas gjejnë vetëm një pjesë shumë të vogël të tij. Kjo pasi fatkeqësisht këtu nuk jemi në nivelet që të krijojmë idenë e të gjithë amfiteatrit, edhe pse kjo mbetet një pjesë shumë e rëndësishme e programeve që ne bëjmë”, theksoi Ajazi.

Për ta vizituar këtë monument kulture, bileta nuk e kalon çmimin prej 300 lekësh, kjo në varësi të kategorisë që i përket vizitori.

Ai mund ta vizitojë individualisht, në grup, mund të jetë student ose mund të bëjë pjesë në kategorinë që përfiton reduktim të biletës deri në 90 lekë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake...
22:44 | 18/07/2026

Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit

Dy turistë gjermanë nga 18-vjeç kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth...
22:06 | 18/07/2026

Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz

Aktivistja Etleva Merko dhe ish-drejtuesi i policisë Faik Basha, të ftuar këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania, kanë debatuar lidhur...
21:52 | 18/07/2026