Turizmi përshpejtohet në mars, rritje me rreth 11% e të huajve që vizituan Shqipërinë

24 Prill 2026 | 20:56

Me shumë se 600 mijë shtetas të huaj vizituan vendin tonë në muajin mars. Shifra tregon për rritje rreth 11%, krahasuar me marsin e vitit të kaluar.

Në muajin mars, në vendin tonë hynë 609 000 shtetas të huaj, me rritje 11% krahasuar me marsin e vitit te kaluar.

Pjesa më e madhe e vizitorëve vijnë nga Europa, e cila dominon me 576 mijë vizitorë, ku pjesën dërrmuese e zë Evropa Jugore, me mbi 462 mijë hyrje, ose rreth 80% e totalit nga Evropa.  

Ndërkohë vizitorët nga kontinentet e tjera, të cilët pëbëjnë më pak se 10% të totalit, rezultojnë më të shumtë në numër, edhe pse me rritje vjetore modeste.

Instat raporton se nga Amerika hynë mbi 19 mijë shtetas, ndërsa nga Afrika mbi 3 mijë, duke treguar se Shqipëria po fiton gradualisht vëmendje edhe përtej tregjeve tradicionale.

Një tjetër element që konfirmon natyrën e këtyre flukseve është qëllimi i udhëtimit. 97% e shtetasve të huaj hyjnë për qëllime personale, kryesisht për turizëm, vizita familjare apo tranzit, ndërsa hyrjet për qëllime biznesi mbeten shumë të kufizuara, me rritje minimale prej vetëm 0.2% .

Në total, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj arritën në 1.29 milionë persona në mars, me një rritje prej 12% në terma vjetorë.  Paralelisht, edhe daljet shënuan rritje me 9%, duke treguar një volum të lartë qarkullimi.

Në një këndvështrim më të gjerë, për tremujorin e parë të vitit 2026, hyrjet e shtetasve të huaj arritën në 1.67 milionë, me rritje 3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026