Turizmi rekord dhe në janar, net-qëndrimet e të huajve rriten me 69%

19 Mars 2024 | 18:14

Edhe pse në dimër, netë-qëndrimet në destinacionet turistike dhe strukturat akomoduese shqiptare kanë mirëpritur vizitorë dhe pushues të shumtë.

E dëshmon INSTAT, ku të dhënat e fundit të publikuara tregojnë një rritje gjithsej 49.4% krahasuar me janarin 2023.

Rekord shënojnë net-qëndrimet nga vizitorë jo rezidentë, të cilët janë rritur me një përqindje të fortë prej gati 70%, siç dëshmon raporti.

Të njëjtën ecuri ndjek edhe treguesi i vizitave dhe kalimeve në pikat hyrëse të vendit, ku të parët në listë kryesojnë turistët dhe pushuesit e huaj, të cilët me një rritje 42% krahasuar me të njëjtën periudhë, gati janë dyfishuar. Duket se edhe pse jemi në muajt ende të ftohtë të vitit, kureshtja dhe dëshira e turistëve të huaj nuk shteron dhe i nxit ata që të eksplorojnë Shqipërinë.

Një risi për këtë vit është edhe kërkesa e lartë për destinacionet të cilësuara jo bregdetare, të cilat renditen të parat në listë me 69.3% të frekuentueshmërisë.

Turizmi tashmë mund të konsiderohet një industri që prodhon fitime për vendin jo vetëm gjatë sezoneve tradicionale si ai I stinës së verës, por përgjatë gjithë vitit. Kërkesa e lartë e turistëve për të vizituar zonat malore është një dritë jeshile dhe për zhvillimin e turizmit malor si dhe agroturizmit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026