“Turizmi rritet, euro bie”, guvernatori Sejko shpjegon forcimin e lekut
Rritja e ekonomisë dhe prurjet e shumta të euros në vendin tonë kanë forcuar lekun në kursin e këmbimit. Këtë arsye jep guvernatori Gent Sejko, teksa shpjegon arsyet pse rënia e euros nuk ka prodhuar krizë.
Forcimi i lekut në kursin e këmbimit përballë euros dhe dollarit, është ndikuar nga rritja e eksporteve dhe turizmit. Këtë arsye ka dhënë guvernatori Gent Sejko në komisionin e ekonomisë, pas pyetjeve që kanë bërë disa deputetë për zhvlerësimin e valutës së huaj.
“Forcimi dhe kursi i këmbimit ka ardhur nga përmirësimet strukturore, nga përmirësimi i bilancit tregtar të Shqipërisë si pasojë e rritjes ekonomike, kryesisht në turizëm, përmirësimin e eksporteve tregtare me bazë turizmin”,-tha Genti Sejko.
Rënia e euros ka pasur ndikime të dyanshme në tregun tonë, duke favorizuar importuesit apo qeverinë në pagesat e borxhit të jashtëm, sikundër ka vënë në vështirësi eksportuesit dhe punonjësit që marrin pagat në euro.
“Shqipëria ka zgjedhur këtë regjim, ky është regjimi që rekomandon Fondi Monetar, Banka Botërore dhe Komisioni Europian, në mënyrë që të përballen krizat”,-tha guvernatori.
Euro po këmbehet këtë periudhë pranë nivelit të 100 lekëshit, ndërsa dollari ka zbritur në 92 lekë. Këto kuota janë në nivelet më të ulëta historike në tregun shqiptar të këmbimit valutor.
LEXONI GJITHASHTU:
- Komisioni ‘TIMS’, Balla, Rrumbullaku dhe Muça thirren në 4 qershor për të dëshmuar
- “Gulçon” ekonomia gjermane, ekspertët reduktojnë parashikimin ekonomik për 2024
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia