Turqia dhe Hamasi në tryezën e bisedimeve në Ankara për fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me zyrtarë të Hamasit në Ankara. Gjatë takimit ata diskutuan marrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës dhe avancimin e marrëveshjes në fazën e saj të dytë.
Ministria e Jashtme turke theksoi se zyrtarët e Hamasit i thanë Fidan se kishin përmbushur kërkesat e tyre sipas marrëveshjes së armëpushimit, por sipas tyre pala tjetër synon të parandalojë kalimin e marrëveshjes në fazën e saj të ardhshme.
Anëtarët e Hamasit theksuan gjithashtu se ndihma humanitare që hyn në Rripin e Gazës nuk është e mjaftueshme dhe se nevojiten mallra të tilla si ilaçe, pajisje strehimi dhe karburant.
Pak ditë më parë, Fidan deklaroi se pret që presidenti i SHBA-së, Donald Trump të shpallë në javët e para të vitit 2026 fillimin e fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës.
Delegacione nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti, Katari dhe Turqia u takuan gjatë fundjavës në Miami të Floridës, për të shqyrtuar hapat e mëtejshëm në planin e paqes midis Izraelit dhe Hamasit.
Faza e dytë parashikon çarmatimin e Hamasit, tërheqjen graduale të ushtrisë izraelite nga enklava, formimin e një autoriteti qeverisës kalimtar dhe vendosjen e një force ndërkombëtare.
Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht