Turqia hakmerret ndaj kurdëve Erdogan-BE: Nëse na lini jashtë, mos na kërkoni asgjë
Turqia kreu mbrëmjen e së dielës një seri sulmesh ajrore ndaj zonave të Kurdistanit, në veri të Irakut, me Ankaranë që konfirmoi se kishte goditur 20 objektiva të përdorur nga militantët kurdë.
Ndërkohë, presidenti Recep Tayyip Erdogan, në seancën e parë të Parlamentit të ri, foli për çështjet kyçe të presidencës së tij, përfshirë anëtarësimin në BE dhe sigurinë kufitare.
“Si Turqi, ne nuk kemi pritshmëri nga BE-ja, tek dera e të cilit kemi pritur për 60 vjet. Nëse ata zhbëjnë padrejtësitë e tyre, sidomos atë me vendosjen e vizave, të cilat i përdorin si sanksion kundër nesh, atëherë do të korrigjojnë gabimet e tyre. Nëse jo, nuk duhet të presin asgjë prej nesh”, tha Erdogan.
Më herët gjatë së dielës, një atentator vetëvrasës aktivizoi një pajisje shpërthyese në zemër të kryeqytetit turk, ndërsa një agresor i dytë u vra në një shkëmbim zjarri me policinë.
Sulmi ndodhi disa orë përpara se Parlamenti të mblidhej. Dy oficerë policie mbetën të plagosur lehtë nga shpërthimi që ndodhi në një nga hyrjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, deklaroi ministri Ali Jerlikaja në platformën sociale “X”.
LEXONI GJITHASHTU:
Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro