Turqia reagon ashpër për sulmin izraelit ndaj anijes humanitare

9 Qershor 2025 | 15:18

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka reaguar ashpër pas ndërhyrjes së ushtrisë izraelite ndaj anijes “Madleen”, e cila ishte nisur për të dërguar ndihma humanitare në Rripin e Gazës. Në një deklaratë zyrtare, Ankaraja e cilëson këtë veprim si “shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare” dhe e quan Izraelin “shtet terrorist”.

“Ndërhyrja e forcave izraelite në ujëra ndërkombëtare ndaj një anijeje me ndihma, që mbante në bord edhe shtetas tanë, është një akt i paligjshëm dhe i papranueshëm,” thuhet në deklaratën e ministrisë. “Ky sulm i urryer nga qeveria e Netanyahut, që kërcënon lirinë e lundrimit dhe sigurinë detare, ka vërtetuar edhe një herë se Izraeli është shtet terrorist.”

Ministria turke shton se do të vazhdojë të kërkojë përgjegjësi ndërkombëtare për veprimet e Izraelit, të cilat, sipas saj, përdorin urinë si armë dhe pengojnë ndihmën humanitare në Gaza. “Qëndrimi agresiv i Izraelit nuk do t’i heshtë zërat që mbrojnë vlerat njerëzore,” përfundon deklarata.

Anija me vela, 18 metra e gjatë, u nis nga porti San Giovanni Li Cuti në Katania, Itali, më 1 qershor, si pjesë e misionit të organizuar nga Koalicioni i Flotiljes së Lirisë. Qëllimi i saj ishte të thyente bllokadën izraelite dhe të shpërndante ndihma në Gaza.

Sipas organizatorëve, ushtria izraelite ndërhyri gjatë natës në anijen “Madleen”, duke ndërprerë kontaktin me ekuipazhin. “Vullnetarët janë rrëmbyer nga ushtria izraelite,” thuhet në deklaratën e Koalicionit.

Në bord ndodheshin 12 persona, përfshirë emra të njohur si eurodeputetja franceze Rima Hassan, aktivistja suedeze Greta Thunberg, gazetari Omar Faiad dhe qytetarë nga Turqia, Brazili, Gjermania, Spanja, Holanda dhe Franca.

Ngjarja ka ngjallur reagime të forta ndërkombëtare dhe ka rritur tensionet mes Turqisë dhe Izraelit, në një kohë kur situata humanitare në Gaza mbetet kritike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026