Tym i zi mbulon zonën, zjarr në një fabrikë në Barcelonë! Evakuohen punonjësit (VIDEO)

5 Qershor 2026 | 20:40

Një zjarr shpërtheu mesditën e së premtes në një fabrikë të Hondës pranë autostradës AP-7 në Santa Perpetua de Mogonda, pranë Barcelonës.  Stafi, rreth 150 persona u evakuuan në mënyrë të sigurt.

Re të zeza gjigante dukeshin në qiell edhe nga një distancë e madhe. Deri më tani nuk ka raportime për viktima ose të lënduar. 

Mësohet se po operojnë 28 ekipe tokësore me 17 automjete të Brigadës së Zjarrfikësve të Katalonjës. Përveç kësaj, është kërkuar evakuimi i objekteve fqinje të fabrikës për shkak të frikës nga përhapja e zjarrit.

Po shqyrtohet mundësia që zjarri të ketë filluar nga fotovoltaikët. Mbrojtja Civile e Qeverisë së Përgjithshme të Katalonjës u kërkoi qytetarëve të shmangin zonën dhe në rast se tymi u afrohet shtëpive të tyre, të mbyllin dyert dhe dritaret.

Kryetari i bashkisë së Santa Perpetua, Juan Carlos Mingueza theksoi se tymi nuk është toksik ndërsa shtoi se po shqyrtohet mundësia që zjarri të ketë filluar nga fotovoltaikët në çatinë e fabrikës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

 Trump do të njoftojë rikthimin e Turqisë në programin F-35

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet t’i komunikojë Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë samitit të NATO-s në Ankara se është i gatshëm të rikthejë...
13:03 | 07/07/2026

Zelenskyy mbërrin në Turqi: Punë e rëndësishme na pret në Ankara

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka shpërndarë në “X’ pamjet nga moment i mbërritjes në Ankara. Ai shihet me bashkëshorten e tij teksa ulen nga avionic...
12:25 | 07/07/2026

“Është një mik dhe një lider i respektuar”! Samiti i NATO-s, Trump: Po shkoj në Ankara për shkak të Erdoganit

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se një nga arsyet kryesore të pjesëmarrjes së tij në Samitin e NATO-s në Ankara është takimi me presidentin turk,...
12:07 | 07/07/2026