U akuzua për ryshfetin 6 mijë euro, lirohet gjyqtarja Mimoza Margjeka
Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për gjyqtaren e Korçës e akuzuar për korrupsion, Mimoza Margjeka, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje.
Ndërsa për Arben Carën, bashkëshortin e gjyqtares, Nejton Balin, Klaudio Zhillën dhe avokatin Skënder Damimi janë lënë në fuqi masat e sigurisë të dhëna më herët. Damini është në arrest në shtëpi, ndërsa të tjerët në burg.
Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezultonte se shtetasit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj i kanë dhënë shtetases Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare, aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, Arben Cara, një shumë prej 6.000 eurosh për ndryshimin e masës së sigurisë, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali.
Ky i fundit ishte arrestuar për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”. Pas ndalimit të këtyre shtetaseve, organet e drejtësisë kanë caktuar edhe masën e sigurisë ndaj tyre.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër