U arrestua me pretendimin se po blinte vota, lirohet Murati. Deklarimet në gjykatë
Lirohet nga qelia Bedri Murati i arrestuar disa ditë më parë me dyshimet se po kryente veprime për të orientuar votën e qytetarëve në Krujë për koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë, ka caktuar masën detyrim paraqitje ndaj Bedri Muratit, i cili u arrestua nga policia e Krujës, i arrestuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”. Gjykata e Tiranës e nxori nga burgu duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”. Nderkohë me kërkesë të prokurorit gjykata e Tiranës ka shpallur mos kompetencën duke ia kaluar SPAK-t për veprime të mëtejshme. Policia njoftoi sekuestrimin e një shume prej 69 000 lekë të reja, 50 euro dhe 2 lista me emra qytetarësh. Sa i përket parave që iu sekuestruan Muratit, burime bëjnë me dije se ai ka pretenduar, se “një shumë të tillë, nuk është gjë e pazakonte që çdo qytetar ti ketë në xhep për përdorim vetjak dhe familjar”.
48-vjeçari i është përgjigjur edhe Oficerit të Policisë Gjyqësore lidhur me listat zgjedhore që iu gjetën në momentin e arrestimit. Teksa autoritetet dyshojnë se listat emërore përfshinin emra të qytetarëve që do u jepeshin para në këmbim të votës, vetë Murati ka dhënë një version tjetër. Gjithashtu, edhe përfaqësues të subjektit politik për të cilin ishte angazhuar Murati, kanë dhënë pretendimet e tyre lidhur me listat emërore që u gjetën në automjet.
“Çdo subjekt zgjedhor disponon materiale të tilla, për të identifikuar zgjedhësit, nëse ndodhen në Shqipëri, janë votues të mundshëm apo jo dhe ndarë pikat programore të një subjekti politik të caktuar me qytetarët. Unë po verifikoja nëse disa prej zgjedhësve jetojnë apo jo, pasi bëhet fjalë për disa emra të moshës së tretë”, thanë përfaqësuesit ligjor të Muratit.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë