U arrestua për bashkëpunim në vrasje, ky është Xhino Ago ish-ortaku i Mondi Mëhallës
Personi në foto është Xhino Ago, ish-ortak i biznesmenit të vrarë Mondi Mëhalla.
Ago është arrestuar nga policia me akuzën e bashkëpunimit në vrasje ndërsa akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ago, ish-ortak me Mëhallën, dyshohet se i ka dhënë automjetin njërit prej autorëve të ngjarjes.
Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së dielës, kur biznesmeni Mondi Mëhalla u vra sapo kishte dalë nga një zyrë në karburantin në pronësi të tij “Xhaxhi Oil” dhe ishte futur në makinën tip “Range Rover”.
Njëri nga autorët ka dalë nga makina tip “Audi”, është afruar dhe e ka qëlluar ndërsa më pas dy autorët u larguan drejt Librazhdit, ku dogjën automjetin në fshatin Mirakë.
Brenda mjetit, që u gjet i djegur paraditen e djeshme, u gjet edhe një pistoletë “Beretta” e përdorur në krim.
43-vjeçari nuk ishte person i panjohur për policinë, me precedentë për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje.
Ai jetonte në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit, ndërsa kishte shtrirë prej vitesh aktivitetet e tij të biznesit në Elbasan.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit