U arrestua për vjedhje, ndërron jetë në burg 20-vjeçari shqiptar

30 Dhjetor 2022 | 09:44

Një i burgosur italo-shqiptar 20-vjeçar është vetëvrarë në burgun Torre del Gallo në zonën e Pavias në Itali.  Lajmi është bërë publik këtë të premte nga gazeta “La Provincia Pavese” .

Ngjarja u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës 28 dhjetor në një repart të ri të burgut të Pavias. I riu, i ndaluar për krime kundër pronës, ka mbetur i vetëm në qeli pasi dy shoqëruesit e tij kishin marrë leje.

20-vjeçari shqiptar u vetëvar me çarçafin e shtratit ku flinte. Kur një oficer i burgut e pa atë të shtrirë në dyshemenë e qelisë, ai ngriti menjëherë alarmin. Fillimisht në vendngjarje ka ndërhyrë mjeku i burgut dhe më pas efektivët, të cilët i dhanë ndihmën e parë, e intubuan dhe e transportuan me urgjencë në urgjencën e Poliklinikës San Matteo në Pavia. Por, me gjithë përpjekjet e mjekëve, i riu shqiptar nuk mundi dot të mbijetonte.

Kjo është vetëvrasja e gjashtë e regjistruar, gjatë vitit 2022, në institucionet e vuajtjes së dënimit në rajonin e Lombardisë. Një tragjedi e ngjashme ndodhi nëntorin e kaluar në Busto Arsizio.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026

Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
14:24 | 23/07/2026