U arrestuan për spiunazh, lirohen 2 rusët dhe ukrainasi
Dy shtetasit rusë Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fedir Alpatov të arrestuar verën e shkuar pasi u futën në uzinën e Gramshit, janë liruar nga burgu.
Lirimi i tyre vjen për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit.
Gjykata e Elbasanit ka vendosur detyrim paraqitjeje për dy shtetasit rusë dhe arrest shtëpie për ukrainasin.
Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fedir Alpatov po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zorin, i sulmoi me spraj kimik.
Të rinjtë u arrestuan nga policia ndërsa u hetuan si spiunë të shërbimit sekret rus. Në çantën e tyre u gjetën aparatura të cilat përdoren nga agjentë spiunazhi për të fotografuar objekte.
Në mikroçipet e këtyre aparaturave janë gjetur gjithashtu edhe foto të Uzinës.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë
Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 20:38 Izraeli sulmon një funeral në Gaza, rreth 20 të plagosur të cilët po mbanin zi
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 20:35 Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit
- 20:31 SHBA dërgon dhjetëra avionë furnizues me karburant në Izrael, rriten shqetësimet për përshkallëzim ndaj Iranit
- 20:23 BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti