U dëmtuan nga tërmeti, Shqipëria firmos programin me BE për rindërtim e siteve kulturore
Ka nisur sot programi i financimit të Bashkimit Europian si donatori kryesor i Konferencës së Solidaritetit në Bruksel, për restaurimin dhe rijetëzimin e monumenteve të kulturës shqiptare, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i vitit të shkuar.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, e vlerësoi kontributin financiar të Bashkimit Europian të dhënë për Shqipërinë për tejkalimin e pasojave që la tërmeti i 26 nëntorit.
Për shefin e qeverisë Rama firmosja e këtij programi do të sjellë zhvillim dhe punësim për shoqërinë shqiptare.
“Padiskutim ky program me BE, që ne startojmë sot është xhevahiri më i çmuar i gjithë kurorës së punëve që kemi bërë dhe përbën një hap shumë të madh përpara në këtë drejtim, jo thjesht nga pikëpamje financiare, por edhe për nga aspekti i dijes që sjell ky program. Nuk bëhet fjalë thjesht për të restauruar kalatë nga pikëpamja fizike, por bëhet fjalë për të ndërtuar një sistem jetëzimi të kalave dhe zonave rreth tyre. Jam i bindur se falë këtij programi, qoftë në Durrës apo në Krujë, këto dy pikat fantastike nga pikëpamja e potencialeve, do të sjellin të ardhura ekonomike dhe do të shtojnë kapacitetin në shtimin e vizitorëve”, tha Rama.
I pranishëm në firmosjen e këtij programi ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca. Ai tha se Bashkimi Europian e çmon shumë trashëgimië kulturore, dhe për këtë shtoi se unioni do të akordojë 40 milionë euro për rindërtimin dhe gjallërimin e trashëgimisë kulturore.
“Trashëgimia jo vetëm është ura që na lidh me të shkuarën, por edhe që na lidh me të ardhmen. Një nga pikat e forta e forta të BE-së është ruajtja e trashëgimisë kulturore. BE do të japë 40 milion euro për të mbështetur rindërtimin dhe rigjallërimin e trashëgimisë kulturore të prekur nga tërmeti. Ne e kemi quajtur BE për kulturën”, tha Soreca.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër