U dënua me 1 vit për dosjen ‘Babale’, Ervin Salianji mbërrin në burgun e Fierit

27 Shtator 2024 | 20:17

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka mbërritur në burgun e Fierit, aty ku do të kryejë dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë për dosjen ‘Babale’.

Gjykata e Apelit la ditën e djeshme në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për dënimin me 1 vit burg për Salianjin.

Kujtojmë se dënimi i deputetit Ervin Salianji e ka zanafillën në vitin 2018, kur nxori një audiopërgjim, me të cilin godiste vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, si trafikant droge. Por, ky kallëzim, rezultoi të ishte një farsë, për të cilin deputeti dhe 4 emrat e tjerë që u përfshinë, morën dënime nga gjykata.

Pranverën e vitit 2018, Partia Demokratike botoi 2 audioregjistrime, në të cilat dëgjohej se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”.

Në përgjimet e publikuara, por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, ishte Fredi Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin për shpërblime që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”.

Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës, por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.

Në këtë histori, deputeti Ervin Salianji ka dalë me pretendime, akuza dhe kallëzime për të faktuar një aktivitet kriminal që kryhej nga vëllai i një ministri.

Deputeti demokrat u dënua në 2019-tën nga Shkalla e Parë në lidhje për audio përgjimin, i cili rezultoi të ishte një inskenim e bashkë më të u shpallën fajtorë edhe Fredi Alizoti që inskenoi zërin e Geron Xhafës, Albert Veliu i njohur ndryshe si Babalja dhe gazetëri Jetmir Olldashi, që punoi për realizimin e materialeve.

Ndonëse u dënua me burg, Salianji nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie, ndërsa mëkatin e një skenari që e përndoqi për 6 vjet, tashmë do ta shlyejë përfundimisht me 1 vit burg, duke nisur nga dita kur imunteti i tij të bjerë në këshillin e mandateve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026