U deportuan nga Dubai, GJKKO lë në burg Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn

15 Gusht 2024 | 11:44

GJKKO, lë në fuqi masat e sigurisë arrest me burg për Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn.

Në seancën ku ishte i pranishëm si përfaqësues i SPAK drejtuesi Altin Dumani, nuk është bërë me dije mënyra se si dy të shumëkërkuar iu dorëzuan autoriteteve shqiptare, ndërsa më herët avokatët kërkuan kohë të njihen me aktet.

Dervishaj dhe Mecaj kanë çuditur jo pak kur janë shprehur para gjyqtares Rudina Palloj se kanë ardhur vetë për tu përballur me drejtësinë dhe kanë kërkuar masa më të buta sigurie pasi sipas tyre nuk kanë rrezik ikje.

Masat e sigurisë sot janë dhënë vetëm për dosjen e atentati ndaj porkurorit Arjan Ndoj ku humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Aleksandër Jaho i njohur si Rrumi i Shijakut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026