U dyshua si pjesë e një celule terroriste, ekstradohet në Gjermani 24-vjeçari nga Taxhikistani
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për ekstradim të Komron Zukhurov i dyshuar nga autoritetet e Gjermanisë se është pjesë e një celule terroriste. Ekstradimi është bërë me kushtin që 24-vjecari nga Taxhikistani të mos ekstradohen në vendin e tij të origjinës pasi i rrezikohet jeta.
I riu u arrestua në fund të muajit prill në Tiranë, por avokati Asallan Dogjani tha se ai u vetëdorëzua. Zukhruov kishte të njëjtën kërkesë për gjykatën; për të mos u dërguar në vendin e tij pasi do të përndiqej nga autoritetet e atjeshme. 24-vjeçari dyshohet se është pjesë e një celule terroriste, ku 5 anëtarë të saj u arrestuan nga policia gjermane, në 15 prill në Berlin.
Mediat gjermane raportuan se këta persona kishin planifikuar sulme ndaj persona të ndryshëm dhe bazave amerikane atje. Dyshohet se më herët, dy nga anëtarët e kësaj celule kanë udhëtuar në Shqipëri për të kryer një atentat. Ata do të paguheshin 40 mijë dollarë, por plani dështoi.
Mund të lexoni gjithashtu:
Fshihej në Tiranë që prej 17 shkurtit, kapet i kërkuari për terrorizëm nga Gjermania
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër