U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg Denis Bajrin

25 Korrik 2025 | 10:33

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Bajrin, 37 vjeçarin e akuzuar për vrasjen e Gjin Ndojit në gusht të vitit 2020 në Shkodër.

Bajri u ekstradua të mërkurën nga Dubai, pasi ishte arrestuar më 27 shkurt 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e megaoperacionit “Metamorfoza”, i fokusuar në shkatërrimin e grupeve kriminale që veprojnë në Shkodër dhe më gjerë.

Sipas SPAK, ndaj Denis Bajrit rëndojnë pesë akuza të rënda që lidhen me aktivitetin e grupit të strukturuar kriminal të njohur si “Bajrat e Shkodrës”.Akuzat ndaj tij janë: “vrasje me paramendim” kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “grup i strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Hetimet e thelluara të SPAK janë mbështetur në përgjimet e aplikacionit të koduar “Sky ECC”, ku janë zbuluar komunikime që lidhen direkt me vrasjen e Gjin Ndojit (njohur edhe si Gjin Boriçi), i cili u ekzekutua në Vau Dejës më 9 gusht 2020. Sipas këtyre përgjimeve, Denis Bajri ka lajmëruar përmes mesazheve bashkëpunëtorët e tij duke konfirmuar vrasjen me fjalën “kryvi”, Ai ia dërgoi mesazhin Behar Bajrit dhe më pas grupi lajmëroi dhe porositësin Ervis Martinaj.

Sipas dosjes së SPAK ishte Pëllumb Gjoka, që ndërmjetësoi mes Ervis Martinaj dhe Bajrave të Shkodrës për vrasjen e Boriçit. Në këmbim, Gjoka i kërkoi Martinajt eliminimin e ish-efektivit të burgjeve Kleanth Musabelliu, me të cilin kishte konflikte. Megjithatë, tentativa për vrasjen e Musabelliut dështoi dhe nuk u realizua.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026