U ekzekutua brenda makinës, 48-vjeçari dyshohet të jetë vrarë për hasmëri
Lulzim Visha, 48-vjeçari i cili u gjet i vrarë mëngjesin e kësaj të premteje mund të jetë ekzekutuar për shkaqe hasmërie.
Sipas informacioneve të siguruara nga Euronews Albania, Visha dyshohet se është qëlluar për shkak të hasmërisë, pasi vëllai i tij disa vite më parë ka vrarë një person.
Sipas të dhënave paraprake viktima është vëllai i Besnik Vishës.
Besnik Visha, më datë 10 Prill të vitit 1997, ka vrarë më armë zjarri, për motive të dobëta Refik Domin, ngjarje e kjo e ndodhur në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë. Për këtë ngjarje ai është dënuar me 12 vite burg nga Gjykata e Rrethit të Tiranës.
Trupi i pajetë i 48-vjeçarit u gjet rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Sipas njoftimit të policisë ai ëhstë qëlluar me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë