U ekzekutua me 5 plumba pranë banesës, detaje nga atentati ndaj të riut në Shkodër

19 Shtator 2022 | 09:30

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Shkodër, ku mbeti i vrarë 19-vjeçari Erjon Xhenje.

Gazetari i “Euronews Albania”, Teodor Gjerga raporton se në trupin e viktimës janë gjendur 5 plumba dhe vrasja ndodhi rreth 500 metra pranë banesës së tij.

Xhenje ndodhej në brendësi të një lokali në lagjen “Kiras” në nën shoqërinë e disa personave, ku më pas disa persona të paidentifikuar, janë afruar me motoçikletë dhe kanë qëlluar me breshëri në drejtim të të riut.

Dyshohet se autorët janë dy, të cilët pas vrasjes janë larguar drejt lagjes “Guerrile”, ku dyshohet që të kenë djegur motoçikletën, në afërsi të cilës është gjendur edhe arma që dyshihet se është përdorur për ekzekutimin e Xhenjes.

Gjatë komunikimit të shkurtër me efektivë të policisë, i ati i viktimës tha se djali i tij nuk ka pasur konflikte, por se mund t’i ndodhte diçka prej kusherinjve të tij.

Rreth dy vite më parë, Asar Xhenja, kushëri i viktimës është akuzuar për një atentat të mbetur në tentativë. Kjo mund të jetë një nga pistat e hetimit.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, ku debatet u përqendruan te ndikimi i...
11:18 | 14/07/2026

Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Një tjetër ish-kryebashkiak socialist merret i pandehur nga SPAK. Fredi Kokoneshi, që ka drejtuar Divjakën akuzohet për shpërdorim detyre kryer ne bashkëpunim, bashkë me disa...
11:15 | 14/07/2026

Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj

Më kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme zgjati me 3 muaj hetimet për tre vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fation Bushgjokaj si dhe për Petrit Çakri,...
11:09 | 14/07/2026