U raportua i zhdukur pasi u zhyt në Liqenin e Batllavës, gjendet i vdekur 25-vjeçari

1 Korrik 2026 | 13:44

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Batllavës, ku është gjetur pa shenja jete një 25-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur pasi ishte futur në liqen.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Trupi i pajetë i viktimës u lokalizua dhe u nxor nga uji gjatë një operacioni të përbashkët kërkim-shpëtimi, të zhvilluar nga ekipet e specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policia e Kosovës.

Menjëherë pas nxjerrjes së trupit të pajetë të riut, në vendin e ngjarjes kanë nisur procedurat e nevojshme nga organet kompetente, të cilat po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat se si ndodhi kjo ngjarje e rëndë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata vendos dëbim, ndalim hyrjeje në Kosovë dhe gjoba për të ndaluarit gjatë Vidovdanit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar masën e dëbimit dhe ndalimin e hyrjes në Kosovë për tre vjet, si dhe gjoba për personat e ndaluar...
12:40 | 01/07/2026

​Në Paris prezantohet vizioni i Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, në kuadër të konferencës...
10:56 | 01/07/2026

Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë në Kosovë, bastisen disa objekte, dyshime për pastrim parash

Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës po zhvillojnë një aksion të gjerë, në kuadër të të cilit janë bastisur disa lokacione.   Sipas raportimeve...
10:40 | 01/07/2026