Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Bledar Dedjas, i cili u gjet i vdekur në një zonë të izoluar të Pieve del Grappa (Treviso) më 21 janar.
Sipas mediave italiane policia arrestoi një 17-vjeçar i cili akuzohet se ka vrarë me thikë 29-vjeçarin shqiptar.
Trupi i pajetë i Dedjas u gjet nga një mik i tij. Ai ishte në një pellg gjaku pak metra larg Mercedes-it të tij B-Class, i braktisur në një rrugicë në pyll.
Shqiptari u gjet me pantallonat dhe të brendshmet e hequra. Autori e goditi disa herë me thikë duke i shpuar mushkëritë.
Gjatë autopsisë janë bërë analiza për të konstatuar nëse viktima ka pasur marrëdhënie seksuale para se të vritej. Në të kaluarën, burri do të kishte pasur probleme familjare të lidhura me gjoja “jetën e tij të dyfishtë”, për shkak të frekuentimit të aplikacioneve të njohjeve online
Ndaj nuk mund të përjashtohet që i mituri i dyshuar për vrasjen të ketë rënë në kontakt me Dedja pikërisht përmes këtyre aplikacioneve.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Një takim intim”- Autopsia e shqiptarit që u gjet i zhveshur: U qëllua nga mbrapa
- U gjet gjysmë i zhveshur dhe i masakruar, misteri i vrasjes së shqiptarit në Itali