English

U gjet pellg gjaku afër hotelit, detaje nga vrasja e zhdukja e 31-vjeçarit në Dhërmi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në zonën e Dhërmiut në jug të vendit, ku recepsionisti i një hoteli, i identifikuar si Eraldo Nevruzi, 31-vjeç, është zhdukur në rrethana ende të paqarta.

- Advertisement -

Policia bën me dije se ka dyshime se recepsionisti të jetë vrarë me armë zjarri nga shtetasi Gerald Shehu, 43-vjeç, banues në Angli, i cili më pas mund t’i ketë zhdukur dhe trupin.

Sipas policisë dyshohet se autori pas vrasjes është larguar në drejtim të Greqisë përmes pikës kufitare në Qafë-Botë të Sarandës. Por çfarë e çoi Policinë të dyshonte se 31-vjeçari ka vdekur? Sipas burimeve për Euronews Albania bëhet me dije se pranë hotelit është gjetur një sasi e konsiderueshme gjaku, humbja e së cilës çon në vdekje.

Po ashtu bëhet me dije se në zonën ku është gjetur gjaku i viktimës nuk ka kamera sigurie.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe gjetjen e trupit të viktimës.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se janë marrë në pyetje 29 persona, ndërkohë që nuk dihet ende motivi i ngjarjes.

“Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.

Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?