U hodh nga kati II i shkollës, e mitura dhunohej nga prindërit me probleme mendore

8 Janar 2024 | 22:18

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Elbasan ku një adoleshente u hodh nga kati i dytë i gjimnazit.

E mitura është nga Lushnja dhe ka dy prindër me probleme të shëndetit mendor të cilët e dhunonin. Vajza ka qenë me urdhër mbrojtje e strehuar në një nga qendrat rezidenciale për të mitur në Elbasan. Disa psikologë po merren me rastin, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë vajzën të hidhet nga kati i dytë.

Pasi policia ka marrë në pyetje shokët e klasës së vajzës, u mësua se ajo ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike prej prindërve.

Gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se vajza është në spital aktualisht, ndërsa në shkollë është regjistruar në nëntor të vitit të kaluar.

Ndërkohë të gjitha institucionet ZVA dhe qendrat rezidenciale kanë marrë urdhër për mos publikimin e rastit pasi vajza është e mitur dhe kontingjent vulnerabël.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis marshimi, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të diele shënohet dita e 29-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar....
19:47 | 28/06/2026

Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)

Edhe këtë të dielë, qytetarët kanë nisur të mblidhen për të vijuar me protestën e cila po vijon prej 29 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe...
19:15 | 28/06/2026

50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2

Ka nisur në Pogradec Festivali Ndërkombëtar i Akuarielit “Lin Aqua” 2, eventi ndërkombëtar që bën bashkë mbi 50 piktorë nga e gjithë bota. Nëpërmjet bojërave...
18:48 | 28/06/2026