Plagosen 2 punonjës të Kurum në Elbasan, po montonin një pajisje të re
Dy punonjës në ish-zonën e Kombinatit Metalurgjik në Elbasan kanë mbetur të plagosur të hënën.
Incidenti i rëndë ka ndodhur gjatë kësaj të hëne në një nga uzinat e Kurum International, në ish- kombinatin Metalurgjik të Elbasanit.
Burimet për Euronews Albania konfirmojnë se gjatë provave të instalimit të një makinerie ka ndodhur një aksident i rëndë. Për pasojë, një inxhinier dhe një punëtor kanë mbetur të plagosur.
Të plagosurit janë transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe më pas për një trajtim më të specializuar në një spital privat.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosnjohjes së procesit teknologjik të makinerisë që inxhinieri dhe një punëtor po tentonin ta vinin në punë. Ndërkohë, policia e Elbasanit ka dokumentuar ngjarjen e cila po hetohet nga Prokuroria.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij