U irritua nga të qarat e fëmijës dhe dhunoi gruan, dënohet shqiptari në Greqi

29 Prill 2023 | 08:43

I irrituar nga të qarat e fëmijës, një burrë ka dhunuar gruan e tij.

Për këtë çështje 34-vjeçari shqiptar u dënua me 12 muaj burg nga Gjykata e Selanikut.

Gjithçka ka ndodhur të martën mbrëma kur i akuzuari është kthyer nga puna në shtëpi dhe ka pasur një debat të ashpër me gruan e tij për fëmijën.

Në një moment, ajo u ngrit nga tavolina dhe shkoi në tualet, por fëmija i tyre katër muajsh filloi të qante dhe 34-vjeçari nuk dinte çfarë të bënte për ta ndaluar. Rezultati, siç tha ai, ka qenë se është irrituar që gruaja e tij vonohej të dilte nga banja për t’u kujdesur për fëmijën dhe për këtë e goditi.

30-vjeçarja deklaroi në dëshminë e saj se ishte hera e parë që bashkëshorti i saj sillej dhunshëm ndaj saj dhe përshkroi momentin kur e sulmoi, ndërsa i kërkoi gjykatës që të mos e dënonte për veprimet e tij.

“Kjo mund t’i ndodhë çdo familjeje. Burri im erdhi nga puna dhe ne po flisnim për fëmijët tanë. Unë u çmenda, u tërbua edhe ai dhe kështu ndodhi. Më ka goditur me duar në fytyrë dhe më ka goditur me shqelma pas shpine”, tha në gjykatë gruaja me origjinë shqiptare.

“Ishte hera e parë që ndodhte diçka e tillë, nuk besoj se do ta bëjë përsëri sepse biseduam dhe më kërkoi falje. Jemi të martuar prej 5 vitesh e gjysmë dhe besoj se nuk do ta bëjë më sepse më do mua dhe fëmijët. Ishte një ditë e keqe. Nuk e di si ndodhi”, shtoi30-vjeçarja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026