U kap me armë teksa tentonte të hynte në një banesë, arrestohet shqiptari në Greqi

16 Mars 2025 | 17:55

Një 36-vjeçar shqiptar, me precedentë të rëndë penalë, ra në prangat e policisë greke, pasi u arrestua në flagrancë në Longos, Aigialeia, teksa tentonte të hynte në një shtëpi.

Në posedim të tij u gjet armë, ndërsa autoritetet po hetojnë lidhjet e tij, si dhe përfshirjen e mundshme të ish-partnerit të tij në një organizatë terroriste.

36-vjeçari me banim në Pire, sipas policisë, është ndër kriminelët “e ashpër”. Ai u arrestua nga Departamenti i Hetimit të Krimit në Aigialeia në tentativë për të vjedhur një shtëpi në Longos. Gjatë kontrollit në kopshtin e shtëpisë, policia gjeti një pistoletë të mbushur, të cilën autori e kishte fshehur në një kondicioner të jashtëm përpara se të arrestohej.

Krahas armës, e cila do të dërgohet për ekspertizë balistike në laboratorët e mjekësisë ligjore të policisë në Athinë, pranë tij është gjetur edhe një thikë. Burime policore bëjnë të ditur se autori ishte “i vendosur për gjithçka”. Ndaj tij është ngritur një kallëzim penal për vjedhje të rëndë, anëtarësim në bandë dhe shkelje të ligjit për armët. Ai u dërgua në burgun e Koridhalos.

Sipas autoriteteve, objektivi i 36-vjeçarit ka qenë një banesë fqinje, për të cilën, siç ka rrëfyer, kishte informacione nga një punëtor shqiptar se fshihej një shumë e madhe parash, që shkonte në 1 milion euro. Madje, më 4 mars ai ka udhëtuar me makinën e ish-partneres së tij nga Athina në Longos dhe me ndihmën e nënës së saj dhe një burri të panjohur kanë tentuar të hyjnë në shtëpinë në fjalë dhe një tjetër, por janë vënë re dhe janë larguar.

Autoritetet po hetojnë gjithashtu rolin e ish-partnerit të tij, i cili thuhet se është anëtar i organizatës terroriste “Kospiracioni i Celulave të Zjarrit”.

36 -vjeçari shqiptar ka qenë më parë në prangat e organeve të rendit për vepra të rënda dhe ka vuajtur dënimet me burg.

Në vitin 2016, ai u dënua për vjedhje me vlerë prej 500 mijë eurosh në tregun e perimeve Rentis dhe u lirua nga burgu në vitin 2024.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026