U kap me qeset me kokainë në bagazh, dënohet me 6-vite burg shqiptari
Gjashtë vite burg është dënimi i vendosur nga gjyqtarët në Como për një murator shqiptar 25-vjeçar, i cili u arrestua 13 prillin e kaluar me 850 gramë kokainë.
25-vjeçari, i cili rezultonte përpara arrestimit një person me precedentë të pastër kriminal, u ndalua në kufirin me Zvicrën, pasi gjatë kontrollit në automjet iu gjet lënda narkotike, e ndarë disa qese plastike.
I riu deklaroi përpara trupës gjykuese se nuk kishte dijeni në lidhje me praninë e kokainës në automjet dhe tha se dikush ia kishte vendosur në bagazh gjatë udhëtimit të tij në Lugano.
“Isha në një udhëtim në Lugano dhe atje dikush e vendosi drogën në bagazhin e makinës sime,”, deklaroi ai.
25-vjeçari, mund të fitonte në gjykatë uljen e 1/3-ës së dënimit, por ai u shpall fajtor për trafik ndërkombëtar droge.
Kokaina ishte nuhatur nga një qen antidrogë në pikat kufitare Como-Ticino. Shqiptarit, i cili sipas autoriteteve italiane me siguri vinte nga Holanda, iu sekuestrua edhe makina në të cilën fshihej lënda narkotike dhe një sasi prej 3 mijë eurosh.
LEXO GJITHASHTU:
Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)