U kapën me 11 kg kanabis gati për shitje, arrestohen 4 persona në Tiranë
28 Shkurt 2025 |
11:40
Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona të cilët u kapën me një sasi prej 11 kilogramë kanabis sativa me qëllim shitjen.
Në kuadër të operacionit të koduar “Carry on” u vunë në pranga shtetasi J. M, 27 vjeç dhe J. M., 35 vjeç të dy banues në Tropojë; Gj. H., 28 vjeç dhe O. I., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë operacionit, në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, në të cilin gjatë kontrollit, në bagazh, janë gjetur dhe sekuestruar 2 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 11 kg.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 5 celularë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shisnin kanabis në qytetin e Elbasanit, 3 të arrestuar dhe 3 në kërkim
- Kakavijë, greva e doganierëve grekë mbyll kufirin
Lajme të Sugjeruara
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit