U kapën me 1kg kokainë të pastër, të rinjtë në gjykatë: E kishim për përdorim vetjak

11 Dhjetor 2024 | 11:31

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit në burg për dy të rinjtë, Klajdi Sejrani dhe Euxhenjo Manushi, të cilët u kapën disa ditë më parë në Tiranë me 1 kilogram kokainë.

Gjatë seancës gjyqësore, të dy të rinjtë kanë pretenduar se lëndën narkotike e kishin për përdorim vetjak dhe jo për ta trafikuar. Megjithatë, kërkesa e mbrojtjes për një masë sigurie më të butë u refuzua nga gjykata, e cila ka vendosur që të dy të qëndrojnë në qeli.

Sejrani dhe Manushi u kapën në flagrancë me kokainën ndërsa udhëtonin me një mjet luksoz në kryeqytet. Dyshohet se ata shisnin kokainën tek grupet e të rinjve, por edhe tek figura të njohura, megjithëse kjo mbetet për tu verifikuar nga Prokuroria e Tiranës.

Prokuroria disponon edhe dy celularët e të rinjve, të cilët do të shërbejnë për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje.

Sipas policisë se Tiranës droga rezulton e një cilësie tepër të lartë dhe ka dyshime se pasi te përzihej dhe shtohej në volum, do të shitej në doza, cka do ti sillte 270 mijë euro përfitim kriminal.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026