U kërcënua nga “Ben Qimja”, merret në mbrojtje gjyqtari i Fierit

20 Shkurt 2025 | 14:49

Gjyqtari i Fierit, Vladimir Cjapi, është marrë në mbrojtje pas kërcënimeve që ka marrë nga shtetasi Arben Isufi, i njohur si “Ben Qimja”.

Burime nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) konfirmojnë për Euronews Albania se paraditen e sotme Këshilli për Mbrojtjen e Magjistratëve vendosi t’i ofrojë gjyqtarit mbrojtje të posaçme për një periudhë 6-mujore.

Vendimi është marrë nga komisioni përkatës, ku marrin pjesë përfaqësues të KLGJ-së, Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës.

Ndërkohë, Policia e Fierit ka shpallur në kërkim 55-vjeçarin Arben Isufi, pasi dyshohet se ka kërcënuar me jetë gjyqtarin Cjapi.

Në kuadër të hetimeve, Gjykata e Fierit ka lëshuar një urdhër kontrolli për banesat dhe ambientet në pronësi të të dyshuarit. Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me forcat speciale RENEA, ku janë sekuestruar prova të rëndësishme për hetimin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026