U rikonfirmua drejtuese politike në Fier, reagon Belinda Balluku
Belinda Balluku reagoi për herë të parë pasi u rikonfirmua drejtuese politike në qarkun e Fierit, gjatë Asamblesë së PS që u mbajt të shtunën në Durrës.
Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook Balluku shpreh mirënjohjen ndaj kryeministrit për besimin e dhënë, ndërsa thekson se është privilegj për të që do udhëheqë ‘kryeqytetin e socialistëve’.
‘Mirënjohëse thellësisht ndaj Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, për rikonfirmimin e drejtimit të Qarkut Fier.
Mirënjohëse për të gjithë ata që na votëbesuan në zgjedhjet e majit 2025, duke vendosur Fierin si lokomotivë të fitores historike.
Mirënjohëse skuadrës së jashtëzakonshme, që punon me përkushtim për çdo ditë e jo vetëm në kohë fushatash.
Nder e privilegj të udhëheq kryeqytetin e socialistëve. Faleminderit për mijëra mesazhet dhe fjalët e zemrës që ndani me mua!’, shkruan Balluku në Facebook.
Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa qarqe
GJKKO shpall të pafajshme kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi
Braho në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Hetimi i krimit zgjedhor duhet të ndjekë gjurmën e parasë
- 12:42 Zjarr në një ndërtesë banimi në Belgjikë, dyshohet për viktima
- 12:40 Gjykata vendos dëbim, ndalim hyrjeje në Kosovë dhe gjoba për të ndaluarit gjatë Vidovdanit
- 12:34 Gogu prezanton drejtorin e ri të Agjencisë së Trajtimit të Pronave: Rrisim transparencën për qytetarët
- 12:28 Radhët e gjata në Kapshticë, Ambasada Shqiptare në Athinë: Defekt në internet, rikthehet qarkullimi
- 12:16 Irlanda merr Presidencën e BE-së, Begaj: Të angazhuar për çuarjen përpara të anëtarësimit të Shqipërisë
- 12:14 RENEA teston reagimin në rast pengmarrjeje në qendër tregtare (VIDEO)