U konfliktuan për pronën, fqinji qëllon me lopatë 68-vjeçarin në Lezhë
Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës për shkak se kanosi dhe goditi me sende të forta fqinjin pas një konflikti për motive pronësie.
Policia bën me dije gjithahstu se ka proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe djalin e tij, 30-vjeçar.
Arrestimi i 56-vjeçarit u bë mbrëmjen e djeshme në fshatin Ungrej, pas denoncimit në polici nga fqinji se e kishte dhunuar duke e goditur me lopatë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
“Menjëherë pas kallëzimit të një 68-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, se 2 shtetas (fqinjë të tyre) kishin kanosur dhe kishin goditur me send të fortë (lopatë), atë dhe djalin e tij, pas një konflikteve për motive pronësie, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë organizuar punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit përgjegjës.
Për këtë rast u kap dhe u vu në pranga shtetasi L. P., 56 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për djalin e tij, shtetasin Z. P., 30 vjeç, të dy banues në fshatin Ungrej, Lezhë.
Rreth orës 19:00, të datës 23.01.2024, dyshohet se për shkak të konflikteve ndërmjet tyre, për motive pronësie, këta shtetas kanë kanosur shtetasit N. K., 68 vjeç dhe S. K., 32 vjeç, si dhe i kanë goditur ata, me një send të fortë (lopatë)”, thuhet në njoftimin e policisë.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë