U la jashtë listave për 11 majin, reagon deputetja e PS Pranvera Resulaj

13 Mars 2025 | 09:50

Deputetja e Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj, ka reaguar për herë të parë pasi u la jashtë listave të socialistëve për 11 majin.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Resulaj, shpreh mirënjohjen për mbështëtësit e saj dhe thekson se do të vijojë mbështetjen për Partinë Socialiste.

Në mesazhin e saj Resulaj, nuk shfaqet e keqardhur dhe i uron suksese kandidatëve të PS në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes miq të dashur!

Do të kisha dashur të ndaja tjetër komunikim me ju sot! E di që edhe shumë dashamirës e bashkëpunëtorë të mi kanë pritur po ashtu, por edhe ky në brendinë e tij plot vlerë është!

Pata privilegjin e lartë t’ju përfaqësoj në Kuvendin e Shqipërisë për këtë Legjislaturë të X-të! Përgjegjësia më e madhe që të mban në këmbë pa u lodhur e pa e kuptuar dhe një nga ndjesitë më të veçanta që njeriu mund të përjetoj! Miqtë e vyer, të panjohur, të njohur rishtas, të kërkuar kudo në territor apo gjetur rastësisht janë pasuria që do të marr nga ky rrugëtim që më bëri mua një njeri edhe më të mirë nga sa isha! Nga sot, ne do të vazhdojmë të jemi po bashkë, por në një formë tjetër! Do të hyjmë në fushatë për të kërkuar mandatin e katërt të Partisë Socialiste, për të çuar në Parlament skuadrën tonë të re fituese! Urime nga zemra të gjithë kolegëve pjesë e saj, të rinj e të vjetër! Unë nuk mund të them që nuk doja të isha një nga, por me pjekurinë politike që kam sot e kam bindje se rëndësia dhe pesha nuk qëndron tek mandatet tona personale, por tek mandati i Partisë Socialiste për të qeverisur Shqipërinë!

Unë bëra pjesën time!

Pafundësisht mirënjohëse Partisë Socialiste dhe Kryetarit Edi Rama që ma dhanë këtë mundësi!

Përherë mirënjohëse njerëzve që takova, u drejtuan tek unë për zgjidhje dhe besuan tek unë!

Përqafime të gjithë bashkëpunëtorëve, tashmë miq të mi, veçanërisht Rajonit 3 dhe Njësisë Qëndër! Keni qënë dhe do të mbeteni forca ime!

Krenare për familjen time, fëmijët e mi Anxhelo dhe Sara, pasuria më e çmuar që kam!

Do të mbarojë mandati i deputetit, por për asnjë moment kontributi im në Partinë Socialiste!

I jam në borxh asaj! Përqafime

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026