U masakrua me thikë nga burri, niset me helikopter drejt Tiranës gruaja

6 Qershor 2023 | 11:40

Është nisur me urgjencë drejt Tiranës, Marjola Myrtollari, 36-vjeçarja nga Korça, e cila u plagos me thikë dy ditë më parë nga bashkëshorti i saj.

Që prej ditës së ngjarjes, 36-vjeçarja ka qëndruar në reanimacion, në gjendje të rëndë për jetën pasi ka marrë disa plagë në trup me thikë.

Bëhet me dije se gjëndja e saj është përkeqësuar së fundmi, dhe Myrtollari do të transportohet drejt Traumës për një shërbim më të specializuar.

Transporti i saj drejt kryeqytetit do të kryhet me helikopter, sic shihet dhe nga pamjet e mëposhtme.

Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari vazhdon të jetë në arrati. Forca të shumta policie janë angazhuar për kapjen e tij.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e së shtunës, ku pas një debati për motive xhelozie, bashkëshorti plagosi me thikë gruan e tij, nënën e tre fëmijëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026