U nderua me medalje, përlotet kampioni i karatesë: Uroj ta përjetojë çdo sportistë
Kryeministri Edi Rama nderoi me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike” kampionin e karatesë në Lojërat Europiane, Alvin Karaqi.
Vetë kampioni u emocionua e madje u përlot kur ju dorëzua medalja nga kryeministri Rama, ai tha se nuk e kishte përjetuar shumë këto emocione deri më tani, pasi në kohën kur fitoi medaljen e artë po atë ditë kishte qenë kujdestar në spitalin në Zvicër ku punon si mjek.
“Faleminderit prindër! Medaljen e kam fituar unë dhe çmimin e marr unë, por suksesi i këtij sporti individual nuk është “self made” pas meje qëndrojnë shumë njerëz. Duke filluar nga e dashura, shoqëria, komuniteti i karatesë, ju mbi të gjitha por në veçanti Fehmiut, i cili sot për shkaqe pozitive nuk është këtu. E falënderoj shumë sepse ai dhe ju të gjithë jeni arsyeja se pse unë kam fituar. Për të folur për ditën e kësaj medalje, duhet filluar nga dita e ceremonisë së hapjes, ku mora rolin e bajraktarit olimpik, për mua ajo ishte dita e medaljes.
Se të jesh bajraktar, për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti. Kjo medalje po të ishte picë, do e ndaja me të gjithë, po e marr me vete, por në zemër ju kam të gjithëve. Ju faleminderit të gjithë juve që po mundoheni në mënyrë vullnetare të ndihmoni karateistët. Ne duhet të vazhdojmë të përfaqësojmë me krenari Shqipërinë, për këto ndjenja që i japim njëri-tjetrit. Uroj që të gjithë sportistët ta përjetojnë këtë ndjenjë që po ndiej unë tani, do jem mbështetësi i tyre më i madh”, -tha kampioni.
Karateisti nga Kosova i cili përfaqësoi Shqipërinë, i solli asaj medaljen parë të lojërave olimpike pasi fitoi medaljen e artë në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit