U ngjit të xhironte video për rrjetet sociale, bie nga ura e humb jetën britaniku

14 Tetor 2024 | 18:07

Një 26-vjeçar britanik ka humbur jetën pasi ra nga një urë në Spanjë, ndërsa po krijonte video për mediat sociale.

Ngjarja ndodhi të dielën në qytetin Talavera de la Reina, rreth 70 milje në jug-perëndim të Madridit.

I riu po ngjitej në njërën nga urat më të larta të Spanjës, së bashku me një shok 24-vjeçar, kur ndodhi rasti tragjik.

Macarena Muñoz, këshilltare e qytetit, shprehu trishtimin e saj për incidentin, duke e quajtur atë “të pafat dhe të trishtuar”.

Ajo theksoi se ngjitja në urë është “plotësisht e ndaluar” dhe se kjo ka qenë një kërkesë e përsëritur për të parandaluar ngjitësit e papërgjegjshëm.

Ura, e gjatë 192 metra (630 këmbë), shtrihet mbi lumin Tagus dhe ka tërhequr alpinistë dhe influencer-a për një kohë të gjatë, pavarësisht ndalimeve që kanë qenë vendosur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026